Aleanca thirrje Vetëvendosjes: Ejani ta votojmë ligjin

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje deputetëve që të kthehen në Kuvend dhe ta votojnë Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se kanë mbetur edhe 13 orë deri në përfundimin e afatit.


Tahiri tha se votimi i këtij ligji është i rëndësishëm edhe për konstituimin e plotë të institucioneve, ndërsa u bëri thirrje deputetëve që, siç tha ai, të bashkohen në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Është ora 11:00 dhe jemi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kur kanë mbetur vetëm edhe 13 orë deri në votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe konstituimin e plotë të institucioneve. Ju bëjmë thirrje kolegëve deputetë: ejani në Kuvend ta votojmë Ligjin për Dhomat e Specializuara, të bashkohemi sot, gjithmonë në anën e drejtë të historisë, rreth UÇK-së, vlerës më të lartë të kombit. Kosova na thërret”, tha ai

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit