Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, ka njoftuar për mbajtjen e një proteste sot, në orën 12:00, në Sheshin “Skënderbeu”.
Përmes një deklarate të shpërndarë në Facebook, ai ka ftuar qytetarët të marrin pjesë.
“PROTESTË POPULLORE. Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot! Shihemi në shesh!”, ka shkruar Haziri.









