Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Projektligji ka marrë 81 vota për, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë kundër apo abstenim.
Pas votimit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që Komisioni për Legjislacion dhe komisionet e përhershme ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime.
“Kërkohet nga Komisioni Legjislativ, që në cilësinë e komisionit përgjegjës raportues dhe komisionet e përhershme, ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportet me rekomandime”, tha Haxhiu.








