Kuvendi i Kosovës e ka rizgjedhur të hënën, më 5 tetor, Vlora Spancën në pozitën e Auditores së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.
Spanca është rizgjedhur me shumicë votash për një mandat të ri pesëvjeçar, me propozim të ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe rekomandim të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Ajo ka drejtuar Zyrën Kombëtare të Auditimit gjatë periudhës 2021–2026.
Pas rizgjedhjes, Spanca ka falënderuar deputetët për besimin dhe është zotuar se do të vazhdojë punën për forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe menaxhimit të përgjegjshëm të parasë publike.








