Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

Një situatë kaotike është krijuar me kompaninë ajrore Wizz Air, pasi dhjetëra pasagjerë shqiptarë kanë mbetur në aeroportin e Barcelonës, pa mundur të udhëtojnë drejt Tiranës.

Ditën e djeshme ishte planifikuar një fluturim nga Barcelona drejt Tiranës. Fillimisht, fluturimi u shty për në orën 03:00 të mëngjesit, ndërsa më pas u anulua fare.

Pasagjerëve iu dhanë bileta për fluturimin e radhës, i cili ishte planifikuar për sot në drekë.

Por, pasi kanë shkuar në aeroport dhe kanë kaluar deri te porta e imbarkimit (Gate), pasagjerëve u është komunikuar se biletat e tyre nuk ishin të vlefshme.

Aktualisht, pasagjerët kanë mbetur në aeroport dhe, sipas tyre, nuk po marrin asnjë përgjigje apo zgjidhje, as nga kompania ajrore dhe as nga autoritetet shqiptare.

Përfaqësuesit e Wizz Air në Barcelonë nuk kanë dhënë asnjë përgjigje konkrete, duke u kërkuar pasagjerëve të kontaktojnë numrin qendror të kompanisë.

Por edhe ky komunikim nuk ka qenë i mundur, pasi telefonata drejtohet vetëm nga një sistem automatik.

“Kemi dy ditë që rrimë në aeroport dhe sot, që marrim në telefon Ministrinë e Jashtme dhe Ambasadën Shqiptare në Spanjë, askush nuk përgjigjet”, shprehet një prej pasagjerëve për Vox News.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit