Protesta para Kuvendit, ambasada e Gjermanisë reagon për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Situatë e tensionuar është krijuar sot pranë institucioneve të vendit, ku protestuesit qëndrojnë para Kuvendit duke kërkuar që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të miratohen edhe në lexim të dytë.

Gjatë protestës, janë hedhur mjete piroteknike në drejtim të objektit të Kuvendit, ndërsa protestuesit kanë brohoritur ndaj disa prej individëve që kanë dalë nga ndërtesa.

Protestuesit po kërkojnë që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili sot u miratua në lexim të parë me 91 vota për, të kalojë edhe në leximin e dytë.

Në këtë ditë, për zhvillimet e fundit ka reaguar edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë. Në një përgjigje për mediat, ambasada ka theksuar se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur, i themeluar përmes ligjit të Kosovës dhe i ankoruar në Kushtetutë.

“Aktgjykimi është rezultat i një procesi gjyqësor të pavarur. Ai bazohet në parimin e përgjegjësisë penale individuale dhe mund të apelohet para gjykatës së pavarur të apelit”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Ambasada gjermane u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin gjyqësor dhe dinjitetin e viktimave, ndërsa protestat paqësore i ka cilësuar si formë legjitime të lirisë së shprehjes në një shoqëri demokratike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit