Ambasada Gjermane ka shënuar 36-vjetorin e Bashkimit të Gjermanisë, duke kujtuar rrugëtimin e vendit nga ndarja drejt unitetit dhe rolin e tij në Evropë.
Në mesazhin e publikuar me këtë rast, Ambasada thekson se Bashkimi i Gjermanisë shënon jo vetëm ribashkimin e vendit, por edhe kalimin nga dy ish-forca të armatosura në një Bundeswehr të bashkuar dhe nga një Evropë e ndarë drejt një Bashkimi Evropian të bazuar në bashkëpunim dhe paqe.
Ambasada ka veçuar edhe rëndësinë e kësaj historie për Kosovën, duke theksuar se trupat gjermane kanë shërbyer vazhdimisht në kuadër të KFOR-it që nga viti 1999, së bashku me aleatët dhe partnerët.
““Këtu në Kosovë, kjo histori ka një kuptim të veçantë. Që nga viti 1999, trupat gjermane kanë shërbyer vazhdimisht në kuadër të KFOR-it, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, duke kontribuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, tha ai”.
“Angazhimi i Gjermanisë për Evropën vazhdon – i ndërtuar mbi unitetin, partneritetin dhe përgjegjësinë”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.
Në fund, Ambasada Gjermane ka uruar Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, duke shprehur mirënjohje për pjesëtarët e saj të shërbimit dhe duke theksuar rëndësinë e së ardhmes së përbashkët evropiane.








