Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një ngjarje të organizuar me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të parë Panevropian.
Osmani ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se, si fituese e Çmimit Evropian “Coudenhove-Kalergi” për vitin 2024, iu bashkua liderëve, diplomatëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile nga vende të ndryshme të Evropës.
Ajo ka theksuar se të njëjtin çmim, rreth dy dekada më parë, e kishte marrë edhe ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në këtë aktivitet është diskutuar tema “Një Evropë e fortë”.
“Si fituese e Çmimit Evropian Coudenhove-Kalergi për vitin 2024, çmim që rreth 20 vite më parë iu nda edhe Presidentit Rugova, u bashkova me liderë, diplomatë e përfaqësues të shoqërisë civile nga mbarë Evropa për të diskutuar temën ‘Një Evropë e fortë!’”, ka shkruar Osmani.









