Dyshohet për dhunë sistematike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur në Fushë Kosovë – i dyshuari paraqitet me avokat dhe ndalohet për 48 orë

Një rast i dhunës në familje, i raportuar më 3 shtator në Fushë Kosovë, ka marrë zhvillim të ri pasi i dyshuari është paraqitur në Polici pas afro një muaji.

Burimet bëjnë me dije se rasti kishte ndodhur në rrugën “Ymer Sfarqa”, ku B.H. dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike në mënyrë sistematike ndaj bashkëshortes së tij, Sh.H., si dhe ndaj vajzës së tyre të mitur.

Viktima kishte pranuar trajtim mjekësor për lëndime në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas ishte intervistuar në prani të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale.

Në kohën kur rasti ishte raportuar, i dyshuari nuk ishte gjetur në shtëpi dhe ishte në arrati. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai ishte vendosur në stop-listë, ndërsa viktima ishte dërguar në strehimore.


Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, më 2 tetor, rreth orës 15:10, B.H. është paraqitur në Stacionin Policor në Fushë Kosovë së bashku me avokatin e tij dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti po vazhdon të hetohet si “Dhunë në familje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit