Osmani në Vjenë: Rruga evropiane e Kosovës është pjesë e identitetit tonë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një përvjetor historik në Vjenë, një shekull pas Kongresit të parë Panevropian.

Osmani, e cila është fituese e Çmimit Evropian Coudenhove-Kalergi për vitin 2024, tha se në këtë ngjarje është bashkuar me liderë, diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga vende të ndryshme të Evropës, për të diskutuar temën “Një Evropë e fortë!”.

Në një postim të saj, Osmani theksoi se një Evropë e fortë, sipas saj, është ajo që përballet me sfidat dhe qëndron pas vlerave të saj.

“Që mbron demokracinë, lirinë dhe të vërtetën, duke mos lejuar që historia të shtrembërohet në kurriz të viktimave”, shkroi Osmani.

Duke iu referuar Kosovës, ajo tha se rruga drejt Evropës është pjesë e identitetit dhe aspiratës së vendit për një të ardhme të bazuar në liri, demokraci dhe paqe.

Osmani kujtoi gjithashtu se rreth dy dekada më parë, Çmimi Evropian Coudenhove-Kalergi iu nda edhe ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Një shekull pas vizionit të parë për një Evropë të bashkuar, detyra jonë është ta bëjmë këtë vizion më të fortë, më të drejtë dhe më të vendosur për të mbrojtur vlerat mbi të cilat është ndërtuar”, përfundoi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit