Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës, lidhur me protestën e mbajtur sot në orën 16:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, ashtu siç kishte paralajmëruar, njofton se ka ndërmarrë masat e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit e qetësisë publike si dhe mbarëvajtjen e protestës në aspektin e sigurisë, e cila përfundoi rreth orës 17:50 në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident, vlerëson policia.

Policia e Kosovës, “falënderon organizatorët dhe mijëra qytetarë pjesëmarrës për qytetarinë, kulturën dhe sjelljen paqësore të treguar, e në veçanti për respektimin e udhëzimeve të dhëna nga zyrtarët policorë gjatë pjesëmarrjes në protestë dhe qarkullimit në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e PK-së.


“Protestimi në mënyrë të qetë, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kontribuuan në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të protestës paqësore”, përfundon njoftimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit