Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me emblemën e UÇK-së/FOTO

Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar gjatë orëve të mbrëmjes me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në pamjet e siguruarar shihet se në fasadën e objektit qendror të ekzekutivit është projektuar logoja e UÇK-së me ngjyrat kuq e zi.

Pamja është parë nga qytetarët në sheshin kryesor të Prishtinës.

Kjo ndodh në ditën kur në Prishtinë është mbajtur një protestë madhështore me moton “Jo në emrin tim”, ku qytetarë të shumtë kërkuan lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, të dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale i dënoi ish-krerët e UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit