Hila paraqitet nesër në polici, kontaktohen 4 nga viktimat e identifikuara në videot intime, dy të gatshme për bashkëpunim

Pas videove intime të publikuara në rrjetet sociale, kompozitori Adrian Hila ka thënë se do të dëshmojë nesër në polici, pasi momentalisht nuk ndodhet në Tiranë.

Ai gjithashtu ka shtuar se është edhe vetë viktimë, duke pretenduar se videot janë publikuar pa dijeninë e tij dhe se janë hakeruar.


Siç mëson gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, katër nga personazhet publike të identifikuara në videot e publikuara, gjithashtu janë kontaktuar nga policia.

Dy prej tyre kanë shprehur gadishmërinë që të bashkëpunojnë me policinë për zbardhjen e rastit, ndërsa dy të tjera janë të tronditura dhe nuk mund të dëshmojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit