Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në shenjë proteste, në kohën kur pritet të arrijë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Vizita e saj në Kosovë është pjesë e një turi rajonal, gjatë të cilit pritet të takohet me krerët institucionalë të vendit. Von der Leyen më pas do të udhëtojë drejt Malit të Zi dhe më 2 tetor në Shkup.








