Disa persona dyshohet te tentuan ta vrisnin një person në qytetin e Vushtrrisë mesnatën e së martës.
Incidenti i rëndë ndodhi rreth orës 00:45, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Të dyshuarit, ende të panjohur për organet e rendit, dyshohet se e sulmuan me mjete të forta viktimën.
“Në vendin e ngjarjes është hasur një veturë e aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë si dhe brenda veturës një fishek tjetër”, tha Policia në raport.
Rasti po hetohet në drejtim të veprës penale tentim-vrasje.








