Sot hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë mes Kosovës dhe vendeve të EFTA’s

Nga dita e sotme, 1 tetor 2026, hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, përkatësisht Zvicrës, Islandës, Norvegjisë dhe Lihtenshtajnit.

Me rastin e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë, sot do të niset edhe pakoja e parë drejt tregut EFTA, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, nga ora 13:00.

Në kuadër të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, janë përcaktuar edhe procedurat për dëshmitë e origjinës dhe deklarimin doganor të mallrave që plotësojnë kushtet për trajtim preferencial.


Negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë midis katër vendeve anëtare të EFTA-s dhe Kosovës nisën në qershor të vitit 2022.

Raundet e negociatave u përmbyllën me sukses në shtator 2024, ndërsa më 22 janar 2025 u nënshkrua edhe zyrtarisht marrëveshja, e cila synon liberalizimin e shkëmbimit ekonomik dhe vendosjen e rregullave afatgjata të qëndrueshme tregtare.

Fushat kryesore përfshijnë heqjen e barrierave tarifore dhe lehtësimin e tregtisë për produktet industriale dhe bujqësore të përpunuara, thjeshtimin e rregullave teknike, sanitare dhe fitosanitare për të reduktuar pengesat në kufij, mbrojtjen e mjedisit dhe dispozita në përputhje me standardet e OBT-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit