Vetëvrasja e Xhuana Nikollajt, arrestohet pas më shumë se gjashtë muajsh në arrati ish-bashkëshorti

Pas më shumë se 6 muajsh në arrati, është arrestuar ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollajt, 25-vjeçares nga Lezha që vrau veten.

Sipas Top Channel, në pranga është vënë Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim që në mars të këtij viti.

Ai dyshohet se dhunoi ish-partneren e tij, Xhuana Nikollaj dhe për shkak të dhunës ajo konsumoi medikamente dhe ndërroi jetë në spital.

Nga Komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Komisariati Lezhë, është bashkëpunuar me familjarët dhe avokatin e tij dhe është bëre i mundur dorëzimi i tij.

Ai ndodhet aktualisht në Lezhë dhe pritet të transferohet në Tiranë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit