Shefja e BE-së në konak të shqiptarëve: Rama po punon fort për ëndrrën evropiane

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria.

Ajo u prit në Tiranë nga kryeministri Edi Rama, me të cilin zhvilloi një takim në Kryeministri.

Pas takimit, Von der Leyen tha se Shqipëria po punon për avancimin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Ajo veçoi reformat në drejtësi dhe mjedis, por edhe rëndësinë e dialogut me shoqërinë.

“E kënaqur të nis vizitën time në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria. I dashur Edi Rama, ju po punoni fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet”, shkroi ajo.

Von der Leyen shtoi se përqendrimi te reformat është kyç për përmbushjen e synimit europian të Shqipërisë.

“Qëllimi është në horizont. Kështu do ta arrijmë”, përfundoi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit