Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dhunës në familje dhe ngacmimit në Pejë, pasi një person dyshohet se i ka dërguar mesazhe kërcënuese një gruaje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar si “Ngacmim” dhe “Dhunë në familje” dhe po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.








