Tronditet futbolli bullgar, vritet presidenti i Botev Plovdivit

Futbolli bullgar është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Iliyan Filipov, biznesmen i njohur dhe president i klubit të elitës bullgare Botev Plovdiv, është vrarë me armë zjarri në qytetin e Plovdivit, gjatë orëve të para të së mërkurës. Lajmi është raportuar fillimisht nga BNR dhe mediat lokale.

Sipas policisë, rreth orës 01:00 është pranuar një njoftim për një person të plagosur me armë zjarri në një adresë në një lagje të Plovdivit. Në vendngjarje është konstatuar vdekja e tij. Prokuroria ka konfirmuar se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Sipas informacioneve fillestare të autoriteteve, Filipov dyshohet se është qëlluar në kokë. Policia dhe ekipet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare kanë nisur hetimet, ndërsa në Plovdiv janë shtuar kontrollet dhe janë bllokuar disa prej rrugëve hyrëse dhe dalëse të qytetit.


Filipov ishte themelues dhe drejtues i PIMK, një prej kompanive të mëdha të transportit dhe logjistikës në Bullgari. Ai ishte gjithashtu pronar i Botev Plovdiv dhe kishte rol të rëndësishëm në projektin e ndërtimit të stadiumit të klubit, “Hristo Botev”.

Autoritetet bullgare kanë bërë të ditur se po punohet në të gjitha pistat për zbardhjen e vrasjes, ndërsa deri tani nuk është bërë i ditur një motiv i konfirmuar për ngjarjen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit