Një person ka vdekur në rrethana të dyshimta në Klinë
Rasti është raportuar në orët e para të mëngjesit të së martës derisa policia është duke zhvilluar hetime.
Njësitë relevante policore, së bashku me ekipin mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.








