Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e së martës në Miradi të Fushë-Kosovës.
Personi i plagosur është Xhelal Hoxha.
Mësohet se i njejti është dërguar për trajtim në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Rreth këtij rasti, detaje ka dhënë edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:30, policia ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) se një person i plagosur me armë zjarri, në një rast të ndodhur në fshatin Miradi të Fushë-Kosovës, ka kërkuar trajtim mjekësor. Menjëherë janë angazhuar njësitet policore, të cilat kanë nisë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.
Ajo bëri me dije se i dyshuari është identifikuar, por që aktualisht gjendet në arrati.
“Veprimet e mëtejshme po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë Ahmeti.








