Hamza: Pa u kryer ligji nuk ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK-së

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara duhet të miratohen para se të rifillojnë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit.

Hamza tha se PDK-ja ka zhvilluar bisedime për Presidentin, por ato nuk kanë rezultuar me marrëveshje dhe se partia do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

“Ligji është top prioritet për të gjitha. Ne kemi bisedu për Presidentin dhe kemi pa që nuk ka rrugë për marrëveshje dhe kemi treguar që vazhdojmë me opozitë”, tha Hamza.

Ai insistoi se ligji duhet të votohet në dy lexime para zgjedhjes së Presidentit.

“Ligji duhet me i parapri zgjedhjes së Presidentit. Një ditë pa u zgjedh Presidenti duhet me u kry. Unë mendoj që duhet nesër. Nuk ka biseda për Presidentin pa e votuar ligjin”, u shpreh ai.

Hamza tha se pas miratimit të ligjit, PDK-ja është e gatshme të rikthehet në diskutime dhe të mbështesë një kandidat për të cilin do të arrihej marrëveshje.

“Kalojnë ligji në dy lexime, atëherë ulemi dhe bisedojmë për Presidentin, ku i garantoj që ka me i pas 22 vota të PDK-së, për atë emër që dakordohemi”, tha Hamza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit