Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Miradi të Fushë-Kosovës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:50, ndërsa Policia e Kosovës është njoftuar përmes Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi personi i plagosur kishte kërkuar trajtim mjekësor.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet policore.
“Menjëherë janë angazhuar njësitet policore, të cilat kanë nisë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas saj, personi i dyshuar për rastin tashmë është identifikuar, por ndodhet në arrati.
“Veprimet e mëtejshme po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë Ahmeti.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e rastit.








