BIA arreston dy persona, pretendon që spiunonin për ShISh e AKI-në dhe Policinë e Kosovës

Sot, në një aksion të BIA-s, në Vranjë është arrestuar D.C. (46) nga Shillova, Komuna e Gjilanit, ndërsa në Jagodinë është arrestuar N.P. (50) nga Jagodina.


Sipas pretendimeve të autoriteteve, personat e lartpërmendur dyshohen për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”.

Ata dyshohet se Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë të Shqipërisë (SHISH), degës së tij në Kosovë, Agjencisë të Inteligjencës së Kosovë si dhe Njësisë së Inteligjencës së Policisë së Kosovës, u kanë përcjellë të dhëna për pjesëtarë aktivë të BIA-s dhe angazhimin e tyre, raporton “Novosti”.


“Meqë N.P. ka vendbanim të regjistruar në Jagodinë, në bazë të urdhrit përkatës të gjykatës është kryer bastisja e objektit të saj. Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa sende dhe pajisje elektronike, për të cilat ekziston dyshimi se mund të jenë të lidhura me kryerjen e veprës penale”, raportojnë mediat atje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit