Një fëmijë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Treboviq të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas Rugovës, Policia është njoftuar rreth orës 09:30 nga Emergjenca e Spitalit Rajonal në Pejë se aty ishte pranuar një fëmijë pa shenja jete.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në Treboviq, si dhe në Spitalin Rajonal në Pejë, për të sqaruar rrethanat e rastit.
Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i fëmijës iu është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.
Rrethanat e rastit mbeten nën hetim.








