Erdogan pas takimit me Kurtin: Do ta përkrahim Kosovën për të siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar të hënën në Nju-Jork me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi është zhvilluar në Shtëpinë Turke (Turkevi Center), në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë, në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Kosovës, si dhe për zhvillimet rajonale e globale.


Në deklaratë thuhet se Erdogan theksoi se Turqia do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të rritur tregtinë dypalëshe në një nivel që përputhet me potencialin e të dyja vendeve.

Ai gjithashtu deklaroi se Ankaraja do të punojë për të avancuar më tej bashkëpunimin me Kosovën në fushën e sigurisë dhe të industrisë së mbrojtjes.

Erdogan i tha Kurtit se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në sigurimin e “vendit të saj të merituar” në komunitetin ndërkombëtar dhe se Ankaraja mbështet gjithashtu dialogun midis vendeve të Ballkanit.Gjatë takimit, presidenti turk e ftoi Kurtin të marrë pjesë në Samitin e Liderëve COP31, të cilin Turqia pritet ta presë në nëntor në Antalia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit