Ky është personi i tretë i identifikuar nga 23 të zhvarrosurit në Mitrovicë

Gazeta mëson ekskluzivisht se është identifikuar edhe personi i tretë nga 23 mbetjet mortore të zhvarrosura së fundmi në Mitrovicë.

Gazeta ka mësuar se bëhet fjal për Sali Mziun, me profesion bujk, identiteti i të cilit është konfirmuar pas përfundimit të procedurave për identifikimin e mbetjeve mortore.

Në mesin e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve janë zhvarrosur në Mitrovicë, janë identifikuar edhe Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci, veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare.


Sipas burimeve identitetet janë konfirmuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, pas përfundimit të procedurave për identifikimin e mbetjeve mortore të nxjerra nga vendi i zhvarrimit.


Me identifikimin e Sali Mziut, numri i personave të identifikuar nga 23 mbetjet mortore të zhvarrosura në Mitrovicë shkon në tre.

Ky proces paraqet një hap të rëndësishëm në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe në dhënien e përgjigjeve për familjet që kanë pritur me vite për fatin e të afërmve të tyre.

Zhvarrosja dhe identifikimi i mbetjeve mortore në Mitrovicë është pjesë e përpjekjeve për të zbardhur fatin e personave ende të pagjetur dhe për t’ua kthyer familjeve mbetjet e të dashurve të tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit