Në mesin e 23 të zhvarrosurve në Mitrovicë konfirmohen edhe veprimtarët e çështjes kombëtare Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci

Gazeta mëson ekskluzivisht se në mesin e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve janë zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë, janë identifikuar edhe Adem Beqiri dhe Idriz Rrreci, veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare.

Sipas burimeve identiteti i tyre është konfirmuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, pas përfundimit të procedurave për identifikimin e mbetjeve mortore të nxjerra nga vendi i zhvarrimit.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur, veçanërisht për familjet që kanë pritur për vite të tëra për të mësuar fatin e të afërmve të tyre.


Për familjarët e Beqirit dhe Rrrecit, konfirmimi i identitetit sjell një përgjigje pas një periudhe të gjatë pasigurie, ndërsa për Kosovën përbën edhe një tjetër dëshmi që ndihmon në dokumentimin e ngjarjeve dhe fateve të personave të zhdukur gjatë periudhave më të vështira të historisë së vendit.

Zhvarrosja dhe identifikimi i mbetjeve mortore në Mitrovicë është pjesë e përpjekjeve për të zbardhur fatin e personave ende të pagjetur dhe për t’ua kthyer familjeve mbetjet e të dashurve të tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit