Protesta në Prishtinë me 4 kërkesa të forta – mes tyre edhe shkarkimi i Donika Gërvallës

Mijëra qytetarë u mblodhën sot në Prishtinë në protestën e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Në fund të protestës, organizatorët i kanë bërë publike kërkesat e tyre, të cilat lidhen me proceset në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kërkesa e parë ishte shfuqizimi ose ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.


Organizatorët i kërkuan gjithashtu kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Në mesin e kërkesave ishte edhe mbështetja e pakufizuar dhe sigurimi i fondeve të nevojshme për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së gjatë procedurave të mëtejshme gjyqësore në Hagë.

Protestuesit kërkuan po ashtu që në ekipet mbrojtëse të angazhohen ekspertë ndërkombëtarë, të cilët do të përfaqësonin ish-krerët e UÇK-së në proceset e ardhshme gjyqësore.


Protesta u zhvillua dy ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për disa vepra penale të luftës dhe u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit