Gjykatësi: Veseli ishte përfshirë personalisht në kryerjen e krimeve dhe rastin e Behajdin Allaqit

Trupi Gjykues ka konstatuar se Kadri Veseli mori pjesë në kryerjen e krimeve dhe inkurajoi kryerjen e tyre, në përputhje me qëllimin e përbashkët me të akuzuarit e tjerë.


“Në lidhje me z. Veseli, Trupi Gjykues konstatoi se ishte kyç në zbatimin e qëllimit të përbashkët”, është thënë gjatë shpalljes së aktgjykimit.

Sipas gjykatës, Veseli ishte i përfshirë personalisht në veprimtarinë e tij si shef i Drejtorisë së Zbulimit, veçanërisht në procesin e identifikimit të personave që konsideroheshin kundërshtarë.


“Veseli u përfshi personalisht si shef i Drejtorisë së Zbulimit. U përfshi personalisht në procesin e identifikimit të kundërshtarëve”, ka deklaruar Trupi Gjykues.

Gjyqtari Charles Smith ka përmendur edhe rastin e Behajdin Allaqit, duke thënë se Veseli ishte i përfshirë personalisht në këtë rast.

Sipas konstatimeve të gjykatës, Veseli dha kontribut në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe ishte një nga anëtarët kyç në realizimin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit