Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur seanca ku pritet shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do ta dëgjojnë arsyetimin e aktgjykimit, të cilin do ta kumtojë kryetari i Trupit Gjykues në këtë rast, Charles Smith.








