Xhymshiti lajmërohet pas tensioneve në Hagë, i quan “vrasës” përkrahësit e drejtuesve të UÇK-së

Propaganduesi kundër luftës çlirimtare, i prezantuar si gazetar, Vudi Xhymshiti i ka quajtur “vrasës” turmën e njerëzve që janë mbledhur para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, në prag të verdiktit për katër ish-krerët e UÇK-së.

Xhymshiti, i cili provokoi sot turmën para objektit të Gjykatës Speciale, u lajmërua përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook.

Ai i quajti mercenarë, primitivë dhe të paedukatë veteranët e UÇK-së.

“Sapo u pamë nga Hysni Gucati, kreu i veteranëve të luftës, që me të drejtë ju kam referuar kreu i mercenarëve, një masë relativisht e vogël e njerëzve të tërbuar e të paedukatë na u ndërsyen. Fillimisht na shtynë me brryla dhe kur panë që ne nuk frikoheshim, ata u tërhoqen dhe i mblodhën primitivët e tjerë”, tha Xhymshiti.

“Ne kërkuam mbështetje nga autoritetet holandeze të cilat menjëherë i grumbulluan forcat policore rreth nesh, na mbrojtën, dhe pasi komunikuam në Londër dhe me autoritetet e shtetit britanik të cilët janë përgjegjës për sigurinë tonë, e vlerësuam që situata e sigurisë nuk ishte e volitshme”, pretendoi ai.

Propaganduesi Xhymshiti tha se u largua nga zona ku ndodhet objekti i Gjykatës Speciale për shkak të sigurisë së tij.

“Infrastruktura vrastare, brutale, primitive dhe banditeske e Hashim Thaçit është ende gjallë. Por, ajo që mund ta konfirmoj në sajë të vëzhgimeve tona, është jashtëzakonisht e dobët, shumë e vogël. Sepse, sikur të ishte e fortë – në një rast si ky – këta do të na vrisnin sepse këta janë gjakatarë”, pretendoi Xhymshiti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit