Konjufca nga Haga para verdiktit: Presim vetëm aktgjykimin lirues

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar në Hagë, në prag të shpalljes së verdiktit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga Haga, Konjufca ka deklaruar se pret vetëm një rezultat nga procesi gjyqësor.

“Ajo luftë u zhvillua nga UÇK-ja, këtë ushtri e drejtoi shtabi i përgjithshëm dhe në këtë shtab kurrë nuk ka pasur asnjëherë ndonjë mekanizëm të përbashkët kriminal. Ne e presim vetëm një vendim: aktgjykimin lirues”, ka thënë Konjufca përcjell Insajderi.


Shpallja e aktgjykimit pritet të përcaktojë epilogun e procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit