Situata është tensionuar para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, ku sot pritet të shpallet verdikti për ish-krerët e UÇK-së.
Gazetari Vudi Xhymshiti është parë para objektit të Gjykatës Speciale, ndërsa prania e tij ka shkaktuar reagime dhe tensione mes të pranishmëve.
Disa prej qytetarëve janë revoltuar dhe kanë kërkuar largimin e tij nga zona ku janë mbledhur qytetarët që po presin vendimin e Hagës.








