Brahimaj: Ata që do të mërziten për lirimin e krerëve të UÇK-së, le të vajtojnë me Vuçiqin e Daçiqin

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka komentuar mundësinë e lirimit të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Brahimaj tha se ata që do të mërziteshin nga një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së, sipas tij, duhet të vajtojnë bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ministrin e Brendshëm serb, Ivica Daçiq.

“Ata që do të mërziten për lirimin e tyre, unë i kisha lutë që të shkojnë të vajtojnë bashkë me Vuçiqin e Daçiqin atje”, tha Brahimaj.

Deklarata e tij vjen një ditë para shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit