Granit Xhaka paralajmëron diçka të veçantë për nesër 

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, thotë se stadiumi “Stadium of Light” do të vlojë nga atmosfera pasi që “Macet e Zeza” rikthehen në futbollin evropian për herë të parë pas 53 vitesh, përballë AZ Alkmaarit të mërkurën.

“Xhaka pritet ta udhëheqë skuadrën e Regis le Bris në një natë historike, pak më shumë se një vit pasi klubi u rikthye në Premier League pas një mungese tetëvjeçare”, ka shkruar mediumi “BBC”.

33-vjeçari ka përjetuar shumë momente të mëdha gjatë karrierës së tij në nivelet më të larta, duke fituar dy Kupa FA si dhe tituj kampionati në Gjermani e Zvicër, dhe duke humbur finalen e Ligës së Evropës si me Arsenalin ashtu edhe me Bayer Leverkusenin, por e sheh ndeshjen hapëse të së mërkurës si një mundësi të veçantë.

“Do të thotë shumë. E dinim se sezonin e kaluar shkruam histori duke u rikthyer pas 53 vitesh, dhe tashmë po e ndiejmë edhe entuziazmin e njerëzve”, – tha Xhaka.

“Stadiumi do të vlojë nesër sepse tifozët e meritojnë dhe klubi i futbollit e meriton, por pas punës së palodhur sezonin e kaluar, edhe lojtarët meritojnë të jenë këtu ku jemi.

Entuziazmi është njëra anë, ndërsa ana tjetër është ta shijojmë lojën, sepse nuk ka asgjë më të mirë se të luash futboll evropian, të garosh kundër më të mirëve në Evropë dhe të përpiqesh të arrish sa më shumë që të jetë e mundur.

Duam t’u dhurojmë tifozëve tanë gëzime dhe rezultate të mira, le t’ia dalim mbanë.

Sigurisht, Premier League është prioriteti ynë. Por, suksesi në Ligën e Evropës është diçka që po përpiqemi ta arrijmë dhe kjo është një sfidë e madhe për ne.

Kam qenë dy herë në finalen e Ligës së Evropës dhe kam humbur dy herë në finale, ndaj për mua është një ëndërr e madhe të arrij sërish në finale dhe ta bëj këtë me këtë klub futbolli”, tha Xhaka.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit