Qytetarët e shumtë që janë mbledhur në Hagë në prag të verdiktit final ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë njoftuar për masat e policisë në terren.
Sipas raportimit të Kanal 10 nga Haga, policia do të konfiskojë flamujt, shtizat e vendosura nëpër rrugë, objektet që gjatë zhvilillimeve mund të shkaktojnë lëndime.
Për këtë arsye, qytetarët që ndodhen në zonat përreth gjykatës duhet të tregojnë kujdes dhe të shmangin vendosjen e flamujve apo shtizave në rrugë.








