G Bani i kthehet sërish Gjestit: Më vjen turp që dola kundër Jozit

G Bani është rikthyer sërish te një moment i bujshëm nga Big Brother VIP Albania 4, duke kujtuar incidentin mes Gjestit dhe Jozit, kur ky i fundit u përfshi në një situatë të komentuar shumë gjatë spektaklit.

Në një postim të fundit në Instagram Story, G Bani ka ndarë një video nga momenti kur Gjesti i kishte hedhur në pishinë zinxhirin me kryq të Jozit.

Duke e parë sërish këtë moment, G Bani ka reflektuar për qëndrimin që kishte mbajtur atëherë ndaj Jozit dhe ka pranuar se tashmë i vjen keq që kishte dalë kundër tij për incidentin e shpullës.

“Sa sulm i ulët kundër Jozit! Më vjen turp që i dola kundër Jozit për shpullën atëherë. Për Krishtin betohem që nuk e kisha shiku’ këtë video. Si mund të thotë Neda që ke shkel këto kufij, kur Jozi kurrë nuk ka ofenduar fenë e askujt?! Më fal, Joz!”, shkruan ai.

Kujtojmë se Jozi aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak në lidhje me incidentin me Eduard Kuçin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit