Aleanca: Pastërtia e luftës tonë për liri është e padiskutueshme

Aleanca ka mbajtur të martën mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm, ku janë diskutuar zhvillimet politike në vend, konsolidimi i brendshëm organizativ dhe procesi gjyqësor në Hagë.


Sipas njoftimit të Aleancës, gjatë pjesës së parë të mbledhjes është shqyrtuar dhe miratuar raporti i punës së Kryesisë, ndërsa është vlerësuar angazhimi në terren dhe organizimi i strukturave të partisë.

Në prag të vendimit që Gjykata Speciale pritet ta shpallë të mërkurën për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Këshilli i Përgjithshëm dhe strukturat e Aleancës kanë shprehur mbështetje për luftën e UÇK-së.

“Aleanca vlerëson se pastërtia e luftës tonë për liri është e padiskutueshme dhe e mbrojtur historikisht”, thuhet në njoftim.

Nga Aleanca kanë deklaruar se presin vendim lirues për katër ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit