Dy shqiptarë pranë mandatit të ri në Parlamentin suedez, rezultati përfundimtar pritet të mërkurën

Dy politikanë me prejardhje shqiptare, Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku, janë pranë sigurimit të mandatit të ri në Parlamentin e Suedisë, pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës.

Të dy garuan në listën e Partisë Socialdemokrate për qarkun e Hallandit. Gashi ishte i dyti, ndërsa Birinxhiku e treta në listën e kandidatëve.

Sipas rezultateve paraprake, Socialdemokratët kanë siguruar tri mandate në Halland, duke i vendosur dy kandidatët shqiptarë në pozitë të favorshme për të vazhduar përfaqësimin e tyre në parlament.

Megjithatë, mandatet ende nuk mund të konsiderohen përfundimtare. Autoritetet suedeze pritet të vazhdojnë numërimin e votave të parakohshme, votave të ardhura me vonesë dhe atyre nga qytetarët suedezë që jetojnë jashtë vendit.

Për këtë arsye, rezultati përfundimtar pritet të konfirmohet të mërkurën, ndërsa ndarja e mandateve mund të pësojë ndryshime.

Arbër Gashi është aktualisht deputet i Socialdemokratëve për qarkun e Hallandit, ndërsa Aida Birinxhiku ka shërbyer gjithashtu si deputete e këtij qarku.

Në nivel kombëtar, zgjedhjet në Suedi janë karakterizuar nga një rezultat tejet i ngushtë. Sipas rezultateve paraprake, blloku opozitar i udhëhequr nga Magdalena Andersson kishte 176 mandate, kundrejt 173 mandateve të bllokut qeverisës të kryeministrit Ulf Kristersson, nga gjithsej 349 ulëse në parlament.

Rizgjedhja e mundshme e Gashit dhe Birinxhikut do të ishte një tjetër sukses i rëndësishëm për përfaqësimin shqiptar në institucionet suedeze.

Rezultati përfundimtar pritet të qartësojë nëse dy shqiptarët do të vazhdojnë mandatin e tyre në Parlamentin suedez.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit