“Çfarë arme, sa municion, kush do të më komandojë?” – Ish-ushtaraku i reagon Lushtakut për armatosjen e qytetarëve

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili ka thënë se, në rast të një dënimi të mundshëm të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Kuvendi i Kosovës duhet të lejojë armatosjen e çdo qytetari.

Hoxha thotë se një deklaratë e tillë, kur vjen nga një deputet që, sipas tij, ka pasur ish-komandantë të UÇK-së në zyrën e tij, nuk duhet të merret si diçka jo serioze.

Ai shprehet se Lushtaku mund të ketë informacione apo arsye të caktuara për ta bërë një thirrje të tillë, duke shtuar se pret që kjo të mos ndodhë dhe që pjesëtarët e UÇK-së të cilët i konsideron të pafajshëm të lirohen.

“Kur një deputet që në zyrën e tij i ka pas ish-komandantët e UÇK-së bën këso thirrje, atëherë unë nuk i marrë si jo serioze! Me siguri ka arsye, din diçka”, ka shkruar Hoxha.

Duke iu referuar mundësisë së një vendimi ndryshe nga ai që shpresohet, Hoxha ngre pyetje lidhur me pasojat që mund të sillte një situatë e tillë dhe me arsyen e thirrjes për armatosjen e qytetarëve.

“Shpresojmë të mos ndodhë dhe të lirohen të pafajshëm pjesëtarët e UÇK-së! Por ja paska gjasa edhe me u dënu”, shkruan ai.

Hoxha kërkon gjithashtu më shumë sqarime rreth asaj se çfarë do të nënkuptonte konkretisht një vendim për armatosjen e qytetarëve, duke pyetur se çfarë lloj armësh do të bliheshin, sa municion do të nevojitej dhe çfarë do të ishte detyra e qytetarëve në një situatë të tillë.

“Duhet të di, vlla, çfarë modeli, çfarë kalibri të armës me ble! Sa municion, çfarë detyre do të kem, kush ku ka me më mobilizu, me më komandue!”, ka deklaruar ai.

Sipas Hoxhës, nëse një kërkesë e tillë bëhet publikisht, qytetarët kanë të drejtë të dinë paraprakisht se pse kërkohet armatosja, në çfarë rrethanash do të përdorej dhe si do të organizohej një mobilizim i mundshëm.

“Kur dikush më kërkon të armatosëm, nuk është keq pak me tregue edhe si e pse! Bile pak më herët, të di nëse është e mundur, kuptohet?”, përfundon reagimin e tij ish-ushtaraku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit