Haradinaj pas Marshit për Liri: “Kosova dha verdiktin – pafajësi dhe liri për Çlirimtarët”

Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas pjesëmarrjes në “Marshin për Liri” të mbajtur sot në Prishtinë.

Haradinaj ka thënë se marshimi i sotëm i kujtoi ditët kur, siç u shpreh ai, marshonin nëpër malet e Kosovës, ndërsa theksoi bashkimin e qytetarëve në sheshin e Prishtinës nën simbolin e UÇK-së.

Sipas tij, pjesëmarrësit dhanë një mesazh të qartë për mbështetjen ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

“Sot marshuam për Liri si dikur maleve të Kosovës! Sot u bashkuam në shesh të Prishtinës, si dikur nën logon e UÇK-së me djemtë dhe vajzat më të mira të këtij vendi”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se Kosova, përmes marshit, sipas tij, dha verdiktin për pafajësinë dhe lirinë e çlirimtarëve.

“Sot Kosova foli fuqishëm për liri dhe dha verdiktin: pafajësi e plotë dhe liri për Çlirimtarët! Rroftë UÇK!”, ka përfunduar Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit