Arrestohen dy shtetas turq, dyshohen për shantazh

Policia ka njoftuar se dy shtetas të Turqisë janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale të shantazhit.


Njësia e hetimeve, gjatë hetimit të një rasti të mëhershëm të grabitjes, ka hasur në dy të dyshuarit.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, Policia ka gjetur dhe sekuestruar disa pajisje elektronike, në të cilat janë vërejtur mesazhe që dyshohet se përmbajnë shantazhe ndaj shtetasve të Turqisë.


Të dyshuarit janë arrestuar lidhur me veprën penale të shantazhit dhe janë intervistuar nga Policia.

“Prishtinë, 10.09.2026-19:15. Njësia e hetimeve gjatë hetimit të një rasti të mëhershëm ,, Grabitje’’ kanë hasur në dy të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë te të cilët gjatë kontrollit në banesën e tyre kanë gjetur dhe sekuestruar disa pajisje elektronike ku janë vërejtur disa mesazhe shantazhi ndaj shtetasve të Turqisë. Dy të dyshuarit lidhur me veprën e shantazhit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit