Në prill Kurti e propozonte Çitakun për kryetare të Kuvendit, sot LVV nuk e votoi për nënkryetare

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në prill të këtij viti kishte ofruar bashkëpunim me partitë politike për tejkalimin e ngërçit institucional, në kohën kur mungonin votat për zgjedhjen e presidentit.

Kurti atëherë i kishte propozuar PDK-së një rrokadë mes pozitave në Kuvend, duke ofruar që Albulena Haxhiu të kalonte në postin e nënkryetares, ndërsa kryetarin e Kuvendit ta merrte PDK-ja.

Kurti kishte përmendur si emra të mundshëm për drejtimin e Kuvendit Bedri Hamzën ose Vlora Çitakun.

“Kam bërë një ofertë konkrete edhe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të zhbllokuar situatën politike”, kishte deklaruar Kurti, duke e cilësuar këtë si një koncesion të madh nga LVV-ja.

Megjithatë, sot LVV-ja nuk e ka përkrahur kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, duke bërë që procesi i konstituimit të mbetet sërish i bllokuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit