Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje e ka pamundësuar votimin në pako të nënkryetarëve të Kuvendit.
“Vetëvendosje e pamundësoi votimin në pako. Ishte vendim i deputetëve të VV-së”, ka thënë Lushaku.
Ajo ka theksuar se e drejta për të propozuar emrat për nënkryetarë është e drejtë ekskluzive e partive parlamentare.
Lushaku ka thënë se LDK-ja kishte marrë vendim për t’i përkrahur propozimet e grupeve të tjera parlamentare.








