Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia e tij do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese rastin e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Do ta dërgojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese, brenda afateve ligjore”, ka deklaruar Hamza në një konferencë për media.
Deklarata e tij vjen pasi deputetët e PDK-së lëshuan sallën e Kuvendit, pas dështimit të zgjedhjes së Vlora Çitakut në postin e nënkryetares.
Çitaku nuk mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër. Në favor të saj votuan deputetët e PDK-së dhe LDK-së.
Në anën tjetër, kandidati i propozuar nga Vetëvendosje për nënkryetar, Ardian Gola, mori votat pro të PDK-së dhe LDK-së.








