Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, është takuar me shefin e UNMIK-ut, Peter Due, me të cilin ka diskutuar zhvillimet politike në Kosovë.
Pas takimit, Terras ka thënë se, pas një ngërçi të zgjatur politik, Kuvendi ka arritur të zgjedhë kryesinë, ndërsa sfida e radhës mbetet zgjedhja e Presidentit të Kosovës.
“Stabiliteti i Kosovës dhe dialogu ndërmjet komuniteteve janë thelbësore për rrugën e saj drejt Evropës”, ka shkruar Terras.
Ai ka theksuar se stabiliteti politik dhe dialogu ndërmjet komuniteteve mbeten të rëndësishëm për avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.








