Prebreza thotë se do ta lirojë nga detyra drejtorin që iu arrestua për tjetërsimin e pronës milionëshe në Fushë Kosovë

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka bërë të ditur se do ta lirojë nga detyra drejtorin e Pronës në këtë komunë, Gëzim Zogjanin, pasi i njëjti u arrestua nën dyshimin për tjetërsimin e një prone në vlerë prej 1,5 milionë euro.


Prebreza këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku ka thënë se deri më tani ka qenë në një udhëtim zyrtar, shkruan Insajderi.

“Të martën, në një aksion të organeve të drejtësisë, janë arrestuar pesë zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës, në mesin e tyre edhe Drejtori i Pronës, z. Gëzim Zogiani. Meqenëse që nga dita e martë ndodhem në udhëtim zyrtar, dua t’ju njoftoj se menjëherë pas kthimit tim do ta liroj nga detyra Drejtorin e Pronës, deri në sqarimin e plotë të kësaj çështjeje nga organet e drejtësisë”, deklaroi ai.

Tutje, ai ka thënë se komuna të cilën e udhëheq do të bashkëpunojë me organet e drejtësisë për zbardhjen e rastit.


Gjykata Themelore ka marrë vendim për drejtorin Zogiani dhe katër të arrestuarit e tjerë lidhur me rastin e tjetërsimit të pronës 1,5 milionëshe në Fushë Kosovë. Ata kanë refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, duke e zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar komunës, në një distancë prej 200 metrash.

“Gjykata ka urdhëruar masën Paraqitja në stacionin policor ndaj të pandehurve G.Z., A.G., L.M., D.G. dhe E.A., e cila masë do të llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar nga data 08.09.2026 deri më datë 08.10.2026. Gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit, nëse të pandehurit nuk respektojnë masën e shqiptuar. Me rastin e vendosjes, Gjykata konstatoi se me masat e lartcekura tani për tani do të arrihet që procedura penale të zhvillohet e pa penguar”, thuhet në njoftim.


Të arrestuarit e tjerë janë: Adelina Gashi, shefe e Gjeodezisë, Liridona Mustafa, zyrtare ligjore, Driton Gojnovci, zyrtar në Zyrën e Pritjes dhe Enver Asllani, referent në Zyrën e Kadastrit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit