Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po vazhdon ta zvarrisë procesin e themelimit të institucioneve.
Deliu-Kodra ka thënë se Kurti sot ka vendosur një shantazh të ri ndaj opozitës, duke e kushtëzuar votimin e nënkryetarëve të Kuvendit me votat për Presidentin.
Sipas saj, Kurti po e kushtëzon procesin institucional, duke kërkuar që opozita të votojë për Presidentin në mënyrë që të sigurohen edhe votat për nënkryetarët e Kuvendit.








